Ibra në “luftë” me kohën për të mbërritur te Juventusi

schedule15:26 - 16 Shtator, 2021

schedule 15:26 - 16 Shtator, 2021

Mungoi në sfidën kundër Liverpool në Ligën e Kampionëve për të synuar ndeshjen e rëndësishme në Serie A me Juventusin, kjo është strategjia e Zlatan Ibrahimovic pajtuar edhe me Piolin.

Suedezi pas golit dhe fitores përballë Lazios së Sarrit pati probleme me tendinën e Akilit. Ibra po bën stërvitet i distancuar në Milanello për të qenë i gatshëm për “Zonjën e Vjetër” të dielën në mbrëmje.

Kushtet e tij do të rivlerësohen të premten për të parë nëse do të jetë gati apo jo. /abcnews.al/