Klubi i Milanit ka planifikuar të rikthehet ditën e nesërme në stërvitje, duke filluar kështu përgatitjet për sezonin e ri. Megjithatë tekniku Pioli nuk do ta ketë grupin e plotë, pasi mungesa e Zlatan Ibrahimovic është e sigurt.
Gjigandi suedez aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij dhe nuk mund të jetë pjesë e stërvitjes së nesërme. 38-vjeçari pritet të zhvillojë testin e Covid-19 ditën e martë, por kjo nuk është arsyeja e vetme se pse ai nuk po kthehet në Milano.
Ibra ende nuk e ka gjetur akordin me drejtuesit për kontratën e re. Sipas raportimit të gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, bomberi i ka kërkuar 7 milionë euro në sezon “Djallit” dhe akoma nuk ka ardhur një përgjigje. Milani ka ofruar deri në 6 milionë euro dhe në ditët në vijim pritet dhe finalizimi i marrëveshjes. /abcnews.al