“Ibra? Me të e kishim mposhtur 3-0 Milanin”, ironi dhe thumbime për kuqezinjtë

schedule10:59 - 31 Janar, 2021

schedule 10:59 - 31 Janar, 2021

Milani fitoi 1-2 në fushën e Bolognas ditën e djeshme. Rikthim te fitorja pas dy humbjeve të fundit dhe tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme për ekipin e Stefano Piolit, që vijon të kryesojë Serie A.

Sinisa Mihajlovic nuk e ka kursyer batutën pas takimit ndaj kuqezinjve. Trajneri i Bolognas ka drejtuar më parë edhe Milanin dhe njihet me raportin fantastik që ka me Zlatan Ibrahimovic.

Krijuam 3-4 raste të mira, por Donnarumma u tregua i aftë. Mendoj se nuk ishte një humbje e merituar. Ata na shënuan dy herë me penallti, ndërsa ne luajtëm më mirë.

Nëse Ibrahimovic do të luante me ne, do e kishim mposhtur 3-0 Milanin“, deklaroi trajneri serb. Bomberi i kuqezinjve humbi një penallti në pjesën e parë.

Qëndro i qetë, Ibra nuk di t’i gjuajë penalltitë“, u dëgjua Mihajlovic duke i ulëritur portierit Skorupski. Polaku u karikua në maksimum, ia doli të priste goditjen e suedezit, por Rebic përfitoi menjëherë dhe kaloi Milanin në avantazh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!