Milani është një nga klub për të cilin Zlatan Ibrahimovic ka shumë respekt. Sulmuesi suedez nuk mund të mos flasë për kuqezinjtë dhe në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport” tregohet i ashpër, pasi sheh një klub që nuk përfaqëson ata që janë të dashuruar pasi tij.
“Një masakër: shumë fjalë, pak vepra. Ky nuk është klubi më të cilin kanë rënë të gjithë në dashuri, në Itali dhe në botë. Ndoshta sot aty janë njerëzit e gabuar, që duhet të jenë diku tjetër”, është shprehur Ibra fillimisht.
Më pas ai flet edhe për Maldinin: “Nuk kam informacion për të folur për të si drejtues. Si lojtar është një nga të preferuarit e mi. Ka një detyrë shumë të komplikuar dhe delikate. Të bësh mirë me njerëz që kanë limite, është një arritje”. /abcnews.al