Ibra: Ilicic u tregua bujar me ne, Milan i brishtë sonte! Tani nis malorja

schedule21:24 - 23 Janar, 2021

schedule 21:24 - 23 Janar, 2021

Zlatan Ibrahimovic, pas ndeshjes që Milani humbi kundër Atalantës, foli për “Sky Sport Italia” dhe e pranoi se kundërshtari u paraqit mirë, ndërkohë që në njëfarë mënyre e falënderoi Ilicic që nuk shënoi më shumë gola kundër tyre.

“Na mungonin shumë gjëra sonte. Gjëja më e rëndësishme është të rikuperojmë dhe të presim ndeshjen tjetër. Skuadra është pak e brishtë, pasi janë 4-5 titullarë që mungojnë dhe futen të rinjtë që nuk kanë shumë eksperiencë në Serie A. Gjithsesi kjo nuk mund të jetë një justifikim, ne mbetemi sërish të parët”, tha fillimisht Ibra.

Ne kampionë dimri? Nuk vlen asgjë. Kemi bërë mirë deri tani, por nuk ka mbaruar ende. Tani vjen periudha më e vështirë. Më shumë ndeshje na presim dhe duhet të jemi mirë fizikisht e të ruajmë ritmin tonë.  Humori i ekipit mund të ndryshojë shpejt, pasi pas pak ditësh kemi një ndeshje tjetër dhe kemi mundësinë të bëjmë më mirë se sot. Tani duhet të përgatitemi më së miri”.

Ilicic? Kur i jep kohë, është e lehtë për të që të luajë. Ai e kishte kohë për shumë kohë dhe bëri një ndeshje të shkëlqyer. Mund të shënonte më shumë gola, por ishte i sjellshëm. Nëse askush nuk më bën presing mua, atëherë do kisha më shumë kohë për të bërë gjërat e mia”.

Sulmi? Pjesën e parë u ndjeva vetëm. Kur të vjen topi duhet të kesh një lojtar afër, por u ndjeva vetëm. Kjo mund të ndodhë edhe prej presingut të Atalantës, që të vendos në vështirësi. Biseda me Mandzukic? Ai është nga ata që flet pak. I urova mirëseardhjen në gjuhë sllave, italisht. Mario është një person shumë serioz, i përqendruar dhe dëshiron hapësirën e tij”, përfundoi Ibra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!