Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ibra, dy dilema dhe ideja e guximshme: Pioli përgatit “kurthin” për Interin

schedule16:43 - 6 Shkurt, 2020

schedule 16:43 - 6 Shkurt, 2020

Zlatan Ibrahimovic do të jetë i pranishëm në derbi. Suedezi nuk mund ta humbasë për asgjë në botë këtë përballje spektakolare, teksa sot është stërvitur sërish i diferencuar. Sulmuesi i famshëm dëshiron të marrë veten pa u nxituar dhe ditën e nesërme do të bashkohet me grupin në stërvitje.

Stefano Pioli ka dy dilema për formacionin titullar dhe tundohet nga një ide. Leao dhe Rebic janë në balotazh për postin përkrah Ibrës, teksa kroati është favorit. Ai ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit dhe është gati të ndihmojë ekipin edhe në fazën mbrojtëse.

 

Kuqezinjtë duke festuar fitoren ndaj Brescias

 

Presingu ndaj Brozovic do të jetë një nga detyrat e tij kryesore me qëllim bllokimin e nisjes së manovrës zikaltër. Kjaer dhe Musacchio luftojnë për një vend përkrah Romagnolit në qendër të mbrojtjes, por po mendohet edhe një ndryshim i madh në krahun e djathtë.

Calabria mund të ulet në stol dhe Pioli po mendon të aktivizojë Alexis Saelemaekers në vend të tij. Belgu është një lojtar ofensiv, por trajneri i Milanit po mendon të bllokojë krahun e majtë të Interit me dyshen Saelemaekers-Castillejo, të cilët janë të rrezikshëm edhe në fazën sulmuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!