Ibiza pushtohet nga gjarpërinjtë e detit, turistët e tmerruar shmangin notin

schedule22:16 - 16 Qershor, 2025

schedule 22:16 - 16 Qershor, 2025

Ibiza, e famshme për ujërat e saj dhe festat verore, tani është në qendër të një emergjence ekologjike, shkruan la repubblica.it.

Gjithnjë e më shumë turistë thonë se janë “shumë të tmerruar për të notuar” pas pamjeve të shumta të gjarpërinjve gjigantë – deri në 1,8 metra të gjatë – që notojnë në ujërat e brigjeve të saj.

Disa, të tronditur, madje kanë anuluar pushimet e tyre.

Por, pas këtyre episodeve qëndron një krizë më e thellë: pushtimi i gjarprit të barit, një gjarpër vendas në Spanjën kontinentale dhe Afrikën e Veriut, i cili po e ndryshon përgjithmonë fytyrën e ishullit.

Nga toka në det: si filloi pushtimi

Gjarpri i barit, Hemorrhois hippocrepis zbarkoi në Ibiza në fillim të viteve 2000, i transportuar pa dashje midis rrënjëve të pemëve zbukuruese të ullirit të importuara nga gadishulli.

Në një mjedis pa grabitqarë natyrorë dhe të pasur me pre – në veçanti hardhucën e murit Podarcis pityusensis – këta gjarpërinj janë shumuar me shpejtësi.

Ajo që filloi me pamje sporadike është bërë një fenomen jashtë kontrollit.

Dhe tani, edhe ata po notojnë.

”T’i shihje në det ishte një tronditje. Nuk e prisnim kurrë që të bëheshin notarë kaq të mirë”, shpjegon Víctor Colomar, koordinator i Konsorciumit për Mbrojtjen e Jetës së Egër në Ishujt Baleare.

Nga brigjet e Portinatx deri te ishujt e Espartar, gjarpërinjtë po kolonizojnë zona që dikur ishin strehë të sigurta për faunën vendase.

Fenomeni i gjigantizmit: gjarpërinj bari të mëdhenj

Përveç aftësisë së tyre të mahnitshme të notit, gjarpërinjtë e Ibizës po bëhen gjithnjë e më të mëdhenj.

Rekordi i përket një ekzemplari të kapur në vitin 2013, me gjatësi 1,83 metra, krahasuar me një mesatare prej vetëm 89 centimetrash.

Shkencëtarët ia atribuojnë këtë gjigantizëm mungesës së grabitqarëve dhe bollëkut të ushqimit.

Rezultati? Gjarpërinj më të mëdhenj, më shumë vezë dhe për këtë arsye rritje edhe më e shpejtë e popullsisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!