“Iberikët” në vështirësi përballë Italisë, De la Fuente humb titullarët para sfidës me “Të Kaltërit’

schedule14:56 - 20 Qershor, 2024

schedule 14:56 - 20 Qershor, 2024

Është nga ato përballje, që zakonisht përcakton “fatet”, në grupin e një turneu madhor. “La Furia Roja” spanjolle do të sfidojë “Të Kaltërit” e Italië, kampionë në fuqi të Evropës, në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë maksimumin, nga kjo sfidë, e cila pritet të jetë sa spektakolare, aq edhe e luftuar.

Megjithatë, nëse tekniku Luciano Spalletti është i qetë para fillimit të kësaj sfide, komplet e kundërta mund të thuhet për “homologun” e tij, Luis de la Fuente, i cili, sipas raportimeve më të fundit të mediave, ka humbur vetëm pak orë para fillimit të sfidës më të rëndësishme, të kësaj faze grupesh, dy titullarë të ekipit.

Bëhet fjalë për “bomberin” Alvaro Morata dhe “shkatërruesin” Rodri, të cilët në sfidën e tyre hapëse, përballë Kroacisë morën goditje të forta dhe dolën nga fusha të dëmtura e për këtë aryse De la Fuente, duket se ka vendosur të mos i përdorë për këtë sfidë, teksa në vend të tyre pritet të vendosen Mikel Merino e Mikel Oyarzabal. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!