Kaio Jorge këtë verë ishte “molla e sherrit” mes disa ekipeve të mëdha europiane dhe në fund Juventusi arriti të fitojë mbi të gjithë dhe të sigurojë talentin brazilian.
Milani kishte arritur marrëveshjen personale me talentin, teksa Benfica kishte gjetur marrëveshjen me Santos, por Juventus më pas anuloi ofertat e të dyve dhe ndërhyri, duke siguruar miratimin e të dy palëve.
19-vjeçari e mbyll kontratën me Santos në fund të këtij viti, por bardhezinjtë e duan që në këtë verë dhe kanë ofruar 3 milionë euro për ta bërë të tyrin direkt, teksa kërkesa e brazilianëve është 4.
Operacioni për sjelljen e qendërsulmuesit në Torino do i kushtojë Juventusit më shumë. Babai dhe agjenti i tij kërkojnë komisione dhe gjithçka do mbyllet për 6 milionë euro. /abcnews.al