Rreziku ishte i madh. Ish-drejtuesit më të lartë të futbollit botëror dhe europian, Sep Blater dhe Mishel Platini mund të dënoheshin deri me 20 muaj burg, të akuzuar për korrupsion.
Gjithsesi, Gjykata Kriminale në Zvicër I hodhi poshtë akuzat ndaj tyre, besohet për mungesë të provave, dhe ky gjykim u bë pasi dy ish-presidentët fituan në gjykatën e shkallës së parë.
Blater dhe Platini pretendohej se kishin përvetësuar në mënyrë të paligjshme 2.2 milionë USD nga llogaritë e FIFA-s në 2011.
Ish-presidenti I FIFA-s dhe I UEFA-s, pra, kanë shumë vite që janë në dyert e gjykatave, por besohet se kjo histori tani mori fund.
Akuzat ndaj tyre u hodhën poshtë në 2022, pasi gjykata e shkallës së parë I shpalli të pafajshëm, por zyra e prokurorit të përgjithshëm të Zvicrës e sfidoi këtë vendim.
Në përfundim, u pranua shpjegimi I tyre se paratë ishin marrë për punë këshillimore.
Blater, sot 89 vjeç, e priti me qetësi vendimin, ndërsa Platini u duk pak më I tensionuar, ndërsa komunikata e trupit gjykues u përkthye nga gjermanishtja në frengjisht.
Braziliani veteran u detyrua të jepte dorëheqjen në 2015, pasi e udhëhoqi FIFA-n që nga viti 1998.
Në të njëjtën kohë, 69-vjeçari Platini u detyrua të dorëzonte detyrën si president I UEFA-s që e mbante që nga viti 2007./abcnews.al