“Ia bleva një politikani …”, çfarë deklaroi në polici pronarja e mjetit me të cilin lëviznin Dokle, Reçi dhe Murati

schedule11:45 - 1 Nëntor, 2022

schedule 11:45 - 1 Nëntor, 2022

Makina me të cilën udhëtonin Fatjon Murati, Endrit Dokle dhe Endrit Reçi të cilët u ndaluan në 8 tetor të këtij viti, vijon të qendrojë ende e bllokuar nga policia e Tiranës.

Sipas policisë makina tip “Benz” S600 me targa CB6166TE ka rezultuar një shtetase bullgare, e cila 1 ditë pas ngjarjes ka qenë në Tiranë, më datë 9 tetor.

Për këtë arsye shtetasja bullgare është thirrur në polici për të dhënë shpjegime mbi makinën.

Kur është marrë në pyetje shtetasja bullgare ka deklaruar se makinën e kishte lëshuar në bazë të një kontrate dhe se të gjitha dokumentet janë të rregullta.

Shtetasja bullgare ka dëshmuar se makinën e ka përdorur më parë një politikan gjerman dhe kur ky i fundit e ka nxjerrë në shitje, shtetasja bullgare e ka blerë makinën.

Deri sot, makina nuk është tërhequr nga bllokimi në policinë e Tiranës që prej datës 8 tetor kur u ndalua Fatjon Murati dhe u shoqëruan Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, të cilët më pas u lanë të lirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!