I “zhveshur” nga kostumi i Presidentit: Meta kafe me Neshon e Blushin: Ka ardhur koha për veprim

schedule09:29 - 25 Korrik, 2022

schedule 09:29 - 25 Korrik, 2022

Ilir Meta, i cili i dorëzoi dje zyrtarisht detyrën Bajram Begajt si duket është gati për rrugëtimin e tij të ri në arenën politikë. Ish-presidenti ka publikuar mëngjesin e hënës një foto në të cilën pozon bashkë me diplomatin Agim Nesho dhe Tedi Blushin.

Meta bën të ditur se me Neshon dhe Blushin kujtuan “2 Marsin” ndërsa bën të ditur se tashmë është koha për veprim.

Kujtojmë se Lëvizja Socialiste Për Integrim mban sot në orën 19.00, në Pallatin e Kongreseve, Konventën Kombëtare. I kanë thënë shpesh që  kostumi i presidentit i rrinte ngushtë dhe tashmë që ka “fituar lirinë,” Meta ka paralajmëruar e sotmja do të jetë një rikthim i ri për të.

Dhe duket se LSI, partia që themeloi, është bërë gati për rikthimin e tij pas pesë vitesh. Ndërkohë, që Meta drejtonte Presidencën, LSI-në ia besoi bashkëshortes, Monika Kryemadhit, e cila refuzoi që në fillim që të ushtronte funksionin e Zonjës së Parë. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!