Rezultati i zgjedhjeve që u mbajtën me 25 Prill nuk kanë kaluar pa u komentuar dhe tek “Kosherja”. Humbja e Partisë Demokratike ka shqetësuar jo pak dhe demokratin e flaktë të spektaklit të humorit.
Gjini i Kosheres është i mërzitur nga rezultati dhe këtë e reflekton ndërsa bën një analizë të arsyeve që çoi në humbjen e tyre. “Ne demokratët thamë se do të shohim pak bajromllik, por ti na e çove Ramazanin deri në 2025-ën.”
Gjatë bisedës së tij me Bashën e Kosheres, Gjini është i shqetësuar më së shumti për një gjë kur thotë se “do na shkojë 2050 duke thënë Zaho ik”. /abcnews.al