I zhgënjyer nga “aventura” arabe, Benzema kërkon rikthimin në “shtëpi”

schedule09:56 - 9 Janar, 2024

schedule 09:56 - 9 Janar, 2024

Pas plot 14 vitesh karrierë, te “Galaktikët” e Real Madrid, “bomberi” francez Karim Benzema u largua në verën e vitit 2023, për të nisur një “aventurë” të re, në Lindjen e Mesme, aty ku iu bashkua skuadrës së Al-Ittihad, për të provuar “fatin” e tij, në kampionatin saudit të “yjeve”, Saudi Pro Leauge, duke lënë kështu një boshllëk goxha të madh në sulm e “Los Blancos”.

Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar siç duhet në Arabinë e largët dhe sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, Benzema, tepër i zhgënjyer për mënyrën sesi shkoi “aventura” e tij e re është i gatshëm të bëjë një “prapktheu” në karrierën, për të luajtur edhe njëherë, kësaj radhe si një lojtar i huazar deri në fundin e sezonit, te “Mbretërit” e Real Madrid.

Sipas raportimeve të mëtejshme të mediave, rikthimi te 14 herë fituesit e UEFA Champions League është edhe arsyeja, pse Benzema prej ditësh tashmë është “zhdukur” dhe nuk shihet në klubin e tij të ri, mirëpo nëse në për francezin rikthimi në Madrid nuk do të ishte aspak problem, gjithçka pritet të vendoset nga Presidenti Florentino Perez, i cili deri më tani ka treguar se di shumë mirë si ta lërë të shkuarën pas. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!