I zhdukur prej dy muajsh, Kina shkarkon Ministrin e Mbrojtjes

schedule15:17 - 24 Tetor, 2023

schedule 15:17 - 24 Tetor, 2023

Partia Komuniste Kineze ka njoftuar shkarkimin e Li Shangfu nga detyra e tij si Ministër i Mbrojtjes, ndërsa zyrtari i lartë rezulton i zhdukur qe prej dates 29 gusht, datë kjo që përkon me konferencën e tij te fundit për shtyp.

Li Shangfu ishte zgjedhur  në  postin e Ministrit të Mbrojtes në Kinë pas një riorganizimi të kabinetit qeveritar në muajin mars të këtij viti.

Deri me tani sipas asaj që shkruajne mediat ndërkombetare nuk ka asnjë tregues qe lidh zhdukjen e Ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Jashtëm me një vendim të marrë nga Pekini për të ndryshuar politikat e jashtme.

Por pavaresisht këtij detaji, Li Shangfu, i  cili u shkakrua nga posti i tij ishte shpallur non-grata nga SHBA në lidhje me blerjet e armëve që ai kishte urdhëruar që të merreshin nga Rusia.

Kjo bëri që marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit të përkeqësoheshin dhe që bashkëpunimi ekononmik mes dy vendeve të ndërpritje, me Kinën që kritikonte mbështetjen e SHBA-së për Tajvanin.

Shkarkimi o Ministrit të Mbrojtjes në Kinë dhe zhdukja e tij, vjen në një kohë që Pekni ka njoftuar këtë javë se Ministri i Jashtëm i vendit do të udhëtojë drejt Uashingtonit për tu takuar me zyrtarë të lartë atje..

Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Kina kanë deklaruar përgjatë javëve. Të fundit se janë të gatshme që të punojnë për të mbajtur të hapura kanalet diplomatike si dhe komunikimin e vazhdueshëm.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!