I zhdukur në sulmin e 7 tetorit, zbulohet pas katër muajsh vrasja e izraelitit

schedule10:03 - 5 Janar, 2024

schedule 10:03 - 5 Janar, 2024

Vrasja e një izraeliti të zhdukur që nga 7 tetori u njoftua këtë të premte. Tamir Adhar thuhet se u vra në sulmin e Hamasit ndaj komunitetit të tij, raporton Times of Israel.

Ndërsa, burimet zbulojnë se trupi i tij është në Gaza.

Tamir, 38 vjeç, “u lind dhe u rrit në Kibutz dhe jetoi atje me familjen e tij,” u bë e ditur në një deklaratë. “Tamir ishte një njeri i familjes, i donte njerëzit dhe natyrën.”

Gjyshja e tij, Yafa Atar , ishte kapur gjithashtu më 7 tetor dhe u lirua gjatë armëpushimit në fund të nëntorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!