I zbuluan fotot e “tradhtisë”, Porto shkarkon trajnerin e portierëve

schedule13:17 - 13 Shtator, 2020

schedule 13:17 - 13 Shtator, 2020

Rivaliteti mes klubeve në futboll është shumë i theksuar dhe në disa raste shkon edhe në ekstrem. Pikërisht diçka e tillë i ka ndodhur dhe trajnerit të portierëve te moshat e Portos, Heldier Esculas.

Portugezi u shkarkua nga puna e tij tek ekipi i U16 për shkak të disa fotografive të katër viteve më parë. 35-vjeçari kishte postuar në rrjetet sociale disa foto duke festuar fitimin e kampionatit, nga ana e Benfikës në 2016.

Kaq ka mjaftuar për drejtuesit e Portos dhe ka ardhur menjëherë largimi i tij nga ekipi. Trajneri i ri u punësua në korrik, por nuk filloi punë deri më 17 gusht. Më pas ai u la i lirë në fundin e muajit, kur klubi u njoh me fotot e Esculasit. /abcnews.al