I zbuloi shërbimi sekret, Polonia dëbon 45 diplomatët-spiunë të Rusisë pavarësisht kërcënimeve të Moskës

schedule10:52 - 23 Mars, 2022

schedule 10:52 - 23 Mars, 2022

Polonia ka vendosur që të dëbojë 45 diplomatët rusë, të cilët u zbuluan se kryenin aktivitet spiunazhi në territorin e vendit. Sipas BBC, vendimi erdhi pas zbulimit të aktivitetit të paligjshëm të tyre nga agjencia e spiunazhit të Polonisë, ABË. Madje, kjo e fundit i kërkoi Ministrisë së Jashtme që t’i dëbonte ata nga vendi.

“Shërbimi i Sigurisë së Brendshme ka përpiluar një listë me 45 persona që punojnë në Poloni që pretendojnë se kryejnë aktivitete diplomatike, kur në fakt ata po kryenin aktivitete spiunazhi kundër Polonisë, ” u tha gazetarëve Stanislav Zarin, një zëdhënës i ABW.

Një zëdhënës i qeverisë polake tha se ambasadori rus në vend ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme dhe shtoi se Varshava do të njoftojë hapat e saj të ardhshëm pas takimit.

Nga ana e saj, Rusia paralajmëroi Poloninë për hakmarrje në rast se Varshava do të dëbonte diplomatët e saj, raportoi RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.

Pritet tani se cili do të jetë reagimi i rusëve pas dëbimit të diplomatëve të tyre nga Varshava.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!