I vuri tritol makinës së biznesmenit, Gjykata e Elbasanit dënon me 25 vite burg Astrit Sinanajn

schedule18:57 - 22 Nëntor, 2022

schedule 18:57 - 22 Nëntor, 2022

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 25 vite burg Astrit Sinanajn, i cili akuzohet për vënien e 1 kilogrami tritol në makinën e biznesmenit Fuad Ferzivolli, por që famirësisht nuk pati viktima.

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata Elbasanit në korrik të vitit 2020-t çështja u rikthye për gjykim, në Gjykatën e Apelit Durrës, duke përdorur nenin 428/ç të Kodit të Procedurës Penale, pasi gjykata e Apelit ka konstatuar mangësi proçeduriale në mungesën e arsyetimit të vendimit.

Gjykata e Elbasanit e pati dënuar Astrit Sinanaj, në muajin korrik 2020, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit Xhelian Seferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim Astrit Sinanaj, të akuzuar për 4 vepra penale të “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Për Sinanaj, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 30 vite burgim.

Sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Fuad Verzivollin. Verzivolli, objektivi i këtij atentati gjatë dëshmisë në gjykatë deklaroi se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj.

Sinanaj kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi rezulton i dënuar me 8 muaj burg për Si i shpëtoi atentatit

Më 6 maj 2017 në Elbasan, iu vendos 1 kg tritol C4 poshtë makinës së biznesmenit, Fuad Verzivolli.

Biznesmeni arriti ti shpëtonte atentatit pasi tritoli u pikas nga një qytetar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!