Një burrë në të 60-at dhe djali i tij 30 vjeçar janë arrestuar si pjesë e një hetimi për shkaqet e një zjarri gjigant që u përhap në pyjet e Kalifornisë gjatë verës. David Smith, 66 vjeç dhe Travis Smith, 32 vjeç, akuzohen se shkaktuan zjarrin në Caldor më 14 gusht pranë liqenit Tahoe, një zonë pyjore që tërheq shumë turistë në Kaliforni.
Zyra e Prokurorit të Qarkut El Dorado tha në një deklaratë për shtyp se dy burrat u akuzuan për “zjarrvënie” pa dhënë detaje të mëtejshme. Zjarri, i cili u vu në kontroll pas 67 ditësh, la të plagosur pesë persona dhe shkatërroi një mijë ndërtesa, shtëpi, dyqane, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Kalifornisë.
Gjithashtu mijëra persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, jo shumë larg liqenit alpin më të madh të Amerikës së Veriut në kufi me Nevadën.
/abcnews.al