Kasper Dolberg u tërbua kur ora e tij nuk gjendej te sendet personale që kishte lënë në dhomat e zhveshjes. Danezi kërkoi zgjidhje dhe shumë shpejt u zbulua se kush ia kishte marrë orën 70 mijë euroshe sulmuesit danez.
Lamine Diaby-Fadiga ka kërkuar falje për veprimin e rij dhe është lënë i lirë. Klubi i Nice i ka ndërprerë kontratën dhe tashmë pritet të transferohet në një tjetër ekip.
“L’Equipe” shkruan se ai do të firmosë shpejt me Paris FC. Aty ai gjen një lojtar si Jeremy Menez, i cili ka luajtur me klube si Monaco, Roma, Milan dhe PSG. /abcnews.al

