Dy shtetas marokenë janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë opracionit “Befasia”, pasi akuzohen për një sërë vjedhjes të kryera në kryeqytet.
N. B., 23 vjeç dhe H. A., 30 vjeç të dy banues në Tiranë u arrestuan, pasi pak ditë më parë ata i kanë marrë me forcë një siriani, M. H., 30 vjeç, sendet personale, mes tyre telefonin celular dhe rrobat që kishte veshur.
Ata janë të dyshuar edhe për një sërë vjedhjesh të ndodhura në rrugën e Barrikadave dhe zonë e Ali Demit në kryeqytet, ku kanë marrë telefona dhe bizhuteri.
Në momentin e arrestimit, atyre i janë sekuestruar materialet e vjedhura dhe një sasi parash.
Tashmë materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim./abcnews.al