Tre të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, kanë goditur me grushte një 38 vjeçar në Tiranë.
Sipas policisë, më pas ata i kanë marrë një shumë parash nën kërcënimin e thikës.
“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte shtetasin I. H., 38 vjeç, dhe i kanë marrë një shumë të vogël parash, duke e kanosur me mjet prerës (thikë).”, njofton policia./abcnews.al