I vodhën me dhunë 150 mijë lekë punonjësit të postës në Fier, arrestohen dy autorët

schedule14:20 - 15 Maj, 2020

schedule 14:20 - 15 Maj, 2020

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia për shkak se i kanë marrë me dhunë 150.000 lekë punonjësit të postës.

K.GJ kishte dalë nga puna, ndërkohë që dy autorët i kanë marrë me dhunë çantën dhe janë larguar. Ai ka njoftuar policinë e cila menjëherë ka shkuar në vendngjarje.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier, si dhe kanë sekuestruar çantën me sasinë e parave e cila i është kthyer punonjësit të postës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!