Automjetit të Elton Debreshit , që kandidoi si i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, i është vënë lëndë plasëse. Policia njofton se sot rreth orës 01.00 ka shpërthyer lënda plasëse që ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit të Debreshit.
Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI
“Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.” sb/abcnews.al/