Ekipi serb Cverna Zvezda ka zbarkuar sot në Tiranë për tu përballur nesër ndaj Tiranës, sfidë e vlefshme për Champions League.
Mirëpo, ekipi serb ka një tifoz të zjarrtë në Shqipëri. Bëhet fjalë për ultrasin e Skënderbeut, Genci Malësija, që në qytetin e Korçës, të gjithë e njohin me pseudonimin “Genci Serbi”.
Genci ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe, për të cilët ka dhënë edhe një prononcim. 48-vjeçari ka treguar për “Novosti” se si lindi dashuria për skuadrën serbe, ndërkohë që është i bindur për një triumf të Crvena Zvezdës në ndeshjen e nesërme në “Air Albania”.
“Unë kam qenë një tifoz i çmendur i Yllit të Kuq për 35 vjet. Në zemrën time janë vetëm Zvezda dhe skuadra jonë Skënderbeu nga Korça, e cila është më e mira në Shqipëri. Dashuria ime për klubin serb lindi kur Dejan Stankoviç, Dejan Saviçeviç, Darko Pancev, Mitar Mrkela ishin duke luajtur… Do të jem në stadium ditën e martë në Tiranë, për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur Zvezdën. Parashikimi? Ylli i Kuq mposht Tiranën 4-0. Pjesa e parë 1-0, dhe më pas futbollistët shqiptarë do të lodhen”, ka thënë ai.
Më tej Genci ka treguar se ka qenë i vetmi shqiptar që brohoriste për serbë në ndeshjen e Serbisë me Kroacinë.
“Unë isha në Beograd kur luanin Serbia dhe Kroacia. Brohorita për Serbinë. Unë isha i vetmi shqiptar që erdha të brohorisja. Dhe të martën do të jem”, thotë Genci. /abcnews.al