Kompania ruse Caviar ka projektuar një Playstation të rrallë të quajtur “Golden Rock”, i mbuluar krejtësisht me ar. Pajisja peshon 20 kg dhe ka një dizajn 3D në panelin kryesor që i japin PS5 Golden Rock disa pjesë shtesë, që e bëjnë atë të duket si diçka nga një planet krejt tjetër.
Përveç konsolës, kontrollori DualSense i PS5 do të mbulohet me lëkurë krokodili dhe butona floriri. Megjithëse Caviar nuk ka njoftuar çmimin e modelit, duke marrë parasysh sasinë e arit të përdorur mund të arrijë shumën e 1 milion dollarëve. /abcnews.al