I vëllai viziton vendin ku u vra George Floyd, mesazhi prekës që dha

schedule21:28 - 1 Qershor, 2020

schedule 21:28 - 1 Qershor, 2020

Terrence Floyd ka vizituar vendin në Minneapolis, të SHBA-së ku vëllai i tij George u arrestua dhe u vra një javë më parë nga policia.

Ai u tha protestuesve se vëllai i tij do të dëshironte që demonstratat të mbaheshin paqësisht dhe se trazirat nuk do ta rikthenin atë.

LEXO EDHE: Policia i bashkohet protestuesve në SHBA, sherifi: Nuk jemi të gjithë si polici që vrau Floyd

Protestuesit në vend të kësaj duhet të “edukojnë veten dhe të dinë për kë po votojnë. Kështu do t’i godasim ata”, tha Terrence. “Le ta ndryshojmë këtë”, shtoi ai.

Vëllai i tij i ndjerë është përshkruar nga ata që e njihnin si një “person paqësor”.

Vrasja e 46-vjecarit afro-amerikan në duart e policisë prej ditësh ka shpërthyer protestat masive në disa shtete të SHBA-së, ndërsa janë shënuar edhe viktima mes protestuesve. /abcnews.al