I vdiqën gruaja dhe vajza në aksidentin në Kroaci, flet kryefamiljari dhe djali që shpëtoi

schedule13:50 - 28 Korrik, 2021

schedule 13:50 - 28 Korrik, 2021

Trupat e 10 viktimave nga aksidenti në Kroaci janë transportuar drejt Kosovës ditën e sotme për t’u përcjellë për në banesën e fundit. Mes viktimave janë edhe Valentina Binakaj dhe Erlinda Binakaj, nënë e bijë. Kryefamiljari ka rrëfyer si e mori vesh lajmin.

“Unë kam qenë në shtëpi, fëmijët i kam nis me autobus, kam pas me ardhë ma vonë për shkak të punës. Në ora 6 të mëngjesit më ka thirrë vajza dhe më ka tregu që ka ndodhë aksidenti.

Kam arritë atë ditë në Kroaci, ka ora 5 pasdite. Aty e kam marrë vesh që familjarët e mi janë viktima. Do të varrosen në Gjakovë”, shton ai për “T7” në Kosovë. Njëri nga të mbijetuarit në aksident, Fatjon Binakaj ka folur për atë që ndodhi.

Ai tha se jetën ia ka shpëtuar një djalë 16-vjeç që e ka nxjerrë nga autobusi. “Pas 20 minutave që kemi fjet, kam ni piskamë, edhe ka ra autobusi. Një djalë 16-vjeçar më ka shpëtuar jetën, më ka nxjerrë prej autobusi, pas 20 minutave më ka ardh vetëdija.

Unë nuk kam marrë lëndime shyqyr prej zotit, më kanë ba fotografime po mirë jam kanë”, shtoi ai./ GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!