I vdiq babai, presidenti turkmen i jep urdhrin e çuditshëm vartësve

schedule12:24 - 31 Maj, 2021

schedule 12:24 - 31 Maj, 2021

Presidenti i Turkmenistanit  Gurbangulu Berdimuhammedov, i ka dhënë një urdhër të çuditshëm drejtuesve të lartë të administratës dhe atyre të kompanive private në vend pasi i vdiq i ati 88 vjeç.

Mediat raportojnë se sipas urdhrit të presidentit që njihet për drejtimin me dorë të hekurt, ata duhet të mbajnë flokë të shkurtra dhe takijen klasike turkmene për 40 ditë në shenje zie për vdekjen e babait të liderit. Ndërkohë, gratë urdhërohen që të mbajnë një shall të zi gjatë të njëjtës periudhë.

Gurbangulu Berdimuhammedov drejton prej vitit 2006 vendin pas vdekjes së paraardhësit të tij Saparmurat Türkmenbaşı Niyazov. Berdimuhammedov njihet për urdhrat e tij të çuditshëm. Me hërët ai kishte urdhëruar përdorimin e makinave të bardha në vend dhe asnjë ngjyrë tjetër, ndërsa pas vdekjes së babait, emrin e tij ia vendosi një fshati shumë pranë kryeqytetit Ashkabat. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!