I vdes avokati, 49-vjeçari ‘harrohet’ në arrest shtëpie

schedule11:24 - 1 Qershor, 2023

schedule 11:24 - 1 Qershor, 2023

Një burrë u harrua në arrest shtëpie prej gati dy vitesh, edhe pse ishte shpallur i pafajshëm në gjyqin penal. Historia ka të bëjë me një 49-vjeçar, me probleme mendore, i arrestuar më 25 shtator 2020 në Giardinello, në provincën e Palermos, me akuzën e përndjekjes.

Tetë muaj më vonë, më 19 maj 2021, burri u shpall i pafajshëm. Protagonisti i kësaj historie mbeti në arrest shtëpie: në fakt i harruar, edhe sepse ndërkohë avokati i tij kishte vdekur dhe askush nuk ishte kujdesur për të.

Kanë qenë karabinierët që kanë kuptuar situatën e 49- vjeçarit, i cili jetonte në kushte të vështira në fshat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!