I ulur mes rrënojave, ukrainasi i bie violonçelit në qendër të Kharkiv-it të shkatërruar nga lufta

schedule10:54 - 23 Mars, 2022

schedule 10:54 - 23 Mars, 2022

Në ditën e 28 të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, një qytetar duket se është shfaqur mes rrënojave duke luajtur në violinçel.

Përmes një postimi në Twitter ai shfaqet në qendër të Kharkiv-it të shkatërruar nga lufta duke luajtur tinguj muzikorë.

Videoja prekëse tregon muzikantin ulur në qendër të shkretë të qytetit ndërsa ndërtesat e djegura dhe rrënojat e rrethojnë atë.

Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është shkatërruar nga bombardimet e vazhdueshme nga trupat ruse, ndërsa më shumë se gjysmë milioni njerëz thuhet se janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!