I trembet opozitës? Rama: Rreziku është real, mos i jepni shansin sërish PD-së

schedule18:46 - 8 Prill, 2021

schedule 18:46 - 8 Prill, 2021

Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama shpjegoi se përse atakon shpesh rivalin e tij demokrat Lulzim Basha për programin, por mbi të gjitha edhe ngjarjen e 24 orëve të fundit, bllokimin e aeroportit të Rinasit. Kreu i qeverisë u shpreh se rreziku është real, nuk është imagjinuar që Shqipëria të humbasë përsëri sikur ka humbur në të shkuarën nëse u jepet një shans tjetër atyre që i kanë pasur të gjitha shanset, referuar opozitës.

“Lulin e kanë nxjerrë përpara dhe bën sikur nuk sheh dhe del dhe thotë; e patë cfarë ndodhi në Rinas, është përgjegjësi e Edi Ramës. Një kukull e kurdisur, njëherë flet, njëherë nuk flet dhe bën sikur nuk kupton, nuk duhet dhe nuk mundet dhe në fakt shumëkush thotë cfarë merresh me atë. Lëreni atë, flisni cfarë do të bëni ju. Por ky është një dallim i madh që duhet të jetë shumë i qartë, sepse rreziku është real, nuk është imagjinuar që Shqipëria të humbasë përsëri sikur ka humbur në të shkuarën nëse i jep një shans tjetër atyre që i kanë pasur të gjitha shanset dhe nga ana tjetër është e domosdoshme që ne të vazhdojmë përpara” tha Rama./ db/ Abcnews.al