Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I tregon gabimisht policisë magazinën me kanabis në vend të google translate, arrestohet

schedule12:54 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 12:54 - 15 Dhjetor, 2020

Një i dyshuar si shitës droge, që u përpoq të përdorte Google Translate, për të komunikuar me policinë që e kishte ndaluar, iu tregoi gabimisht efektivëve një plantacion të madh me bimë kanabisi.

Policia kishte ndaluar një Mercedes të zi në një urë në Sunderland të Britanisë dhe efektivët filluan të dyshonin menjëherë pasi kishin ndjerë një aromë të fortë kanabisi.

Policia e Northumbria tregon se një prej personave në makinë, që nuk e kishte anglishten gjuhë të parë, hapi  telefonin për të shpjeguar policinë përmes Google Translate. Por, për fatin e tij të keq ndërsa hapte telefonin ai i bëri “play” një videoje ku shfaqej një serë e madhe kanabisi.

Policia i arrestoi menjëherë dhe pas kontrolleve në një fshat në Easington Lane zbuloi një fermë kanabisi ku ishin kultivuar 600 rrënjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!