VIDEO/ I tregoi emrin në fanellë dhe se ku do të hidhej! Portieri i Norwich tentoi të “hutoj” CR7

schedule09:50 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 09:50 - 12 Dhjetor, 2021

Manchester United zhvilloi kundër Norwich ndeshjen e javës së 16-të të Premier Leagues, takim që u mbyll me fitoren minimale të djajve.

Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar nga i zakonshmi Cristiano Ronaldo, këtë herë me anë të një 11-metërshi.

Përball një prej sulmuesve më të mirë në botë, portieri i Norwich, Krul mendoi të dhuronte spektakël duke u përpjekur të “hutojë” yllin e Manchester United.

Krul filloi të bënte disa lëvizje për të rënduar psikologjikisht portugezin, ku në fillim i tregoi emrin në fanellë, pastaj kërkoi nga publiku duartrokitje, por njëkohësisht i tregonte CR7 se ku do e godiste penalltinë.

Përpjekje kjo që nuk rezultoi e duhura, sepse në fund CR7 arriti të realizonte mjeshtërisht dhe të dërgonte topin në njëri krah dhe portierin në krahun tjetër, për t’i dhënë kështu Manchester United 3 pikëshin e radhës.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!