I trajtonin punëtorët indianë “në kushte skllavërie”, i sekuestrohen rreth gjysmë milioni euro pronarëve italianë

schedule14:20 - 14 Korrik, 2024

schedule 14:20 - 14 Korrik, 2024

Policia italiane e taksave njoftoi këtë të diel se liroi 33 shtetas indianë që punonin në një fermë në Verona “në kushte skllavërie” dhe se dy organizatorëve të atij “biznesi” iu sekuestruan gati gjysmë milioni euro.

Në deklaratën e policisë thuhet se dy abuzuesit e dyshuar, gjithashtu indianë, kanë bindur bashkëqytetarët e tyre të vinin në Itali, me pagesën nga 17 mijë euro secili për të marrë leje pune sezonale.

Më pas, burrat u detyruan të punonin në fermë shtatë ditë në javë, 10-12 orë në ditë, me një pagë prej vetëm katër euro në orë, në kushte që policia italiane i cilësoi si “skllavëri”.

Dy abuzuesit e dyshuar janë nën hetim për skllavëri dhe shfrytëzim pune. Viktimave do t’u ofrohet mbrojtje, mundësi punësimi dhe dokumente ligjore për qëndrim.

Një raport i publikuar në mars tregoi se Italia vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve të skllavërisë moderne në Evropë, me rreth 32,000 raste gjatë pesë viteve duke filluar nga viti 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!