I theu telefonin tifozit 14-vjeçar, “Save the Children”  “ndëshkon” Ronaldon

schedule14:30 - 12 Prill, 2022

schedule 14:30 - 12 Prill, 2022

Pas humbjes që Manchester United pësoi me Everton javën e kaluar, një episod tjetër në përfundimin e ndeshjes mori vëmendjen e mediave.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo kur po shkonte në dhomat e zhveshjes pas kësaj ndeshje, i theu një tifozi të vogël telefonin. Një veprim që u kritikua shumë në rrjetet sociale, ku vetëm pas disa orësh nga episodi CR7 kërkoi ndjesë për reagimin e tij, teksa i kërkoi tifozit që të ndiqte një ndeshje në “Old Trafford”.

14-vjeçari është autik, dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, qante dhe ishte totalisht i shokuar nga ajo që ndodhi, por sot ka ardhur edhe “ndëshkimi” i parë për sulmuesin e djajve.

“Save the Children’, organizatë që lufton për të mbrojtur fëmijët duke bërë që të ndihen sa më të mbrojtur, e gjykoi ngjarjen kundër gjithë parimeve që organizata bamirëse përfaqëson. “Save the Children”, i ka hequr Cristiano Ronaldos detyrën e ambasadorit të bamirësisë. CR7 ishte ambasador i “Save The Children” prej 10 vjetësh.

Në lidhje me episodin u hap edhe një hetim nga policia e Merseyside dhe lojtari mund të ndëshkohet edhe nga Premier League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!