Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj dhe ish-komandant i UÇK-së, u shpreh se ai dhe shokët e tij të luftës janë të gatshëm të shkojnë vullnetarisht në Gjykatën Speciale dhe të kërkojnë dënim maksimal, vetën për një arsye. “Vullnetarisht po shkojmë e po kërkojmë dënim maksimal, vetëm le të dalin ata që i kanë kryer këto masakra në Kosovë”.
Ai foli edhe për ata që në Kosovë po i gëzohen arrestimeve të pjesëtarëve të UÇK-së dhe po i dërgojnë në Hagë. “Në momentin kur e ka dëgjuar Albin Kurtin duke i thënë presidentit ‘Hashim shko në Hagë’, jam rrëqethur” tha ai. “Hashimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe të çohet dhe t’i thotë shko në Hagë, është e rëndë për mua, është tmerruese. Me mujt Albini të gjithëve na dërgon në burg”./ db/Abcnews.al