I “tërhoqi veshin” për vizitën në Qipro, Erdogan sulmon Brukselin: Nuk marr urdhra nga ju

schedule22:05 - 3 Korrik, 2021

schedule 22:05 - 3 Korrik, 2021

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar udhëheqjen e Bashkimit Evropian për shkak se i kërkoi që mbante një profil të ulët gjatë vizitës së tij në Qipro më 20 korrik.

Presidenti i Turqisë u shpreh se “Dje kam biseduar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe më tha “Kam dëgjuar që ju do të shkoni në Qipro”, unë u përgjigja “po, unë do të shkoj”. “Mos dërgoni mesazhe të ashpra nga atje” më tha. “Unë nuk pranoj udhëzime nga askush” tha Erdogan.

Presidenti turk sqaroi se Ankaraja nuk do të dëgjojë rekomandimet e Brukselit dhe do të kryejë studime dhe kërkime të tjera në Mesdheun Lindor dhe Qipro.

“Ne jemi duke e marrë të drejtën tonë siç duhet dhe do ta marrim atë. Në Mesdheun Lindor dhe në Qipro ne do të vazhdojmë kërkimet për naftë” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!