Victor Osimhen i ka kërkuar falje të gjithëve. Sulmuesi i Napolit pësoi një dëmtim nëntorin e kaluar dhe rikthimi i tij në fushë do të zgjasë. Nigeriani mori pjesë në një festë në vendlindje ditët e fundit të dhjetorit.
Asnjë në festë nuk mbante maska dhe pjesëmarrësit që hidhnin edhe para mund edhe ta kenë infektuar sulmuesin e Napolit. Tamponi që bëri pasi u rikthye në Itali, rezultoi pozitiv dhe Osimhen ka nisur menjëherë karantinën.
[#SerieA??] Victor Osimhen a participé à une fête sans masque il y a deux jours, au Nigéria. Naples a annoncé aujourd’hui qu’il avait été testé positif à la Covid-19.
(@CalcioNapoli24)pic.twitter.com/54cKSvuBtk
— Footballogue⭐️⭐️ (@Footballogue) January 1, 2021
Veprimi i tij i ka tërbuar të gjithë te Napoli, teksa sulmuesi 22-vjeçar ka kërkuar ndjesë. “Më vjen keq për atë që ndodhi. Gabova që ika në Nigeri në këtë moment, edhe pse atje kam shumë njerëz të dashur që më presin, duke filluar nga vëllezërit e mi.
Gabova që mora pjesë në festën surprizë, nuk e kuptova atë që po bëja. I kërkoj falje klubit të Napolit, trajnerit Gattuso, skuadrës dhe të gjithë tifozëve“, deklaron afrikani i ekipit të Napolit. /abcnews.al