I “spiunuan” qytetarët, arrestohen dy të rinjtë që shpërndanin drogë në Tiranë

schedule13:45 - 22 Gusht, 2020

schedule 13:45 - 22 Gusht, 2020

Dy të rinj që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla janë arrestuar nga policia.

Gjatë operacionit u sekuestruan dhjetëra doza me kanabis sativa, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike si dhe 3 telefona celular.

Sipas policisë kanë qenë qytetarët ata që kanë raportuar se këta të rinj shisnin doza të vogla lëndësh narkotike mes blloqe pallatesh.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë, çon në pranga dy të rinjë që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.

Finalizohet operacioni “Tuneli”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga dy posedues që shpërndanin lëndë narkotike.

Sekuestrohen dhjetra doza me cannabis sativa, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike si dhe 3 telefona celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me qytetarët, se dy të rinj po merreshin me shitjen e lëndës narkotike në doza të vogla në blloqe mes pallatesh , organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin e koduar “Tuneli”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R.Gj., 24 vjeç dhe I.P., 24 vjeç., të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit , shërbimet e Policisë në rrugën “Frosina Plaku”, në hapsiren midis nje blloku pallatesh, e cila quhet si zona e “Tunelit”, kanë konstatuar dy personat e lartpërmendur të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin, po shisnin lëndë narkotike në doza të vogla .

Pas kontrollit, në vendin ku u konstatuan këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur 80 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumën prej 62.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celular.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!