Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I spiunuan, kultivuesit kapen duke tharë kanabisin në Shkodër

schedule11:39 - 26 Tetor, 2021

schedule 11:39 - 26 Tetor, 2021

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 7 kg kanabis në kuadër të operacionit të koduar “Mnela”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Dy persona janë arrestuar; G. H., 26 vjeç, banues në Mnelë, Bashkia Vau i Dejes dhe D. Ç., 46 vjeçe, banuese në Mamurras.

Policia thekson se ata u kapën në territorin e fshatit Mnelë, në një kasolle të përshtatur për tharje dhe përpunim të bimëve narkotike.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!