I siguronte kalimin e paligjshëm të kufirit, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër

schedule11:26 - 1 Shtator, 2022

schedule 11:26 - 1 Shtator, 2022

Një shtetas pakistanez është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, i cili ndihmonte dhe shoqëronte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Gjatë arrestimit, polici i gjeti edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 aparat celular dhe mjete identifikimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune policore të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 36”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. A., banues në Pakistan.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Abcnews.al/