Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi, ka vendosur për të ardhmen e tij. Edhe pse flitej për një largim të mundshëm nga Al Raed drejt Fenerbahce, Hasi ka vendosur të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe ka firmosur edhe për një vit tjetër.
Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi ka bërë një punë të mirë në krye të skuadrës arabe, e cila e konfirmoi rinovimin e Hasit në faqen zyrtare në Tëitter, duke shkruar shkurtimisht: “Hasi do të qëndrojë me ne!”
Një lajm i mirë për tifozët e Al Raed, që e kanë shprehur ekzaltimin e tyre në komentet e këtij postimi. Hasi është një figurë shumë e dashur për tifozët e skuadrës ku drejton, të cilët do ta kenë trajnerin shqiptar në krye të pankinës për të paktën dhe një sezon tjetër./abcnews.al
Besnik Hasi With Us #الرائد pic.twitter.com/2vt6zcWU9a
— نادي الرائد السعودي (@alraedclub) July 18, 2020