I dëshpëruar pasi ekzekutimi i tij me vdekje u shty për herë të dytë, një i dënuar në Nevada ka vrarë veten. Në kërkesat e tij të mëparshme ai shprehej se dëshironte të vdiste dhe jo të kalonte jetën në qeli.
Skot Raimon Dozier, 48 vjeç, i dënuar me vdekje në Nevada, ka varur veten në qelinë e tij pasi ekzekutimi i tij me vdekje u shty për herë të dutë. 48 vjeçari në të kaluarën ishte përpjekur disa herë të vriste veten, dhe deklaronte se dëshironte të vdiste dhe jo të kalonte jetën në qeli. Në një intervistë në muajin gusht ai i kishte bërë apel autoriteteve që ta ekzekutonin sa më shpejt pasi një gjykatës bllokoi për herë të dytë ekzekutimin në minutë të fundit.
Kur në vitin 2017 një gjykatës shtyu ekzekutimin e tij për shkak se shqetësohej për vuajtjet e të dënuarit, Dozieer i kishte dërguar një kërkesë ku shprehej se ishte treguar shumë i qartë në dëshirën e tij për tu ekzekutuar dhe nëse nuk do të ishte e mundur shmangia e dhimbjes. /abcnews.al