Një lajm shumë i mirë vjen nga ish-drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani. Ky i fundit ishte i infektuar me Covid-19 dhe u shtrua për dy javë me radhë në spital, por fatmirësisht gjendja e tij është përmirësuar dhe tashmë ndodhet në shtëpinë e tij.
Lajmin e ka dhënë vetë italiani përmes një postimi në “Facebook”, ku falenderon mjekët dhe infermierët për shërbimin e bërë.
“Unë qëndrova në spital për dy javë, që duket nga jashtë si një kohë rikuperimi nga një dëmtim muskulor. Atje ka një teknologji mbresëlënëse, por mbi të gjitha ekspertizën dhe zemrën e mjekëve e infermierëve fanstastikë të San Raffaele”, shkruan Galliani.
Tashmë, drejtuesit veteran do të rikthehet në detyrën e tij te Monza, ku shpresohet në ngjitjen në Serie A sezonin e ardhshëm. /abcnews.al