I shtrirë në tokë në tentativë për t’u larguar, foto momenti i ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës

schedule12:57 - 18 Shtator, 2020

schedule 12:57 - 18 Shtator, 2020

ABC News publikon pamjet e ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela mëngjesin e të enjtes në një lokal në Bradashesh. Në foton e parë Çela duket duke pirë kafe me një filxhan kafeje në dorë, ndërsa shoqërohet edhe nga një tjetër person.

Ndërsa në foton e dytë Bujar Çela është ngritur nga tavolina për t’u larguar por atentatorët e kanë qëlluar me 21 plumba duke e lënë të vdekur në tokë. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së lokalit, kanë fokusuar momentin kur Çela është i shtrirë në tokë.

Gëzhojat u gjeten të shpërndara në pjesë të ndryshme të lokalit. Menjëherë pas ngjarjes, dëshmitari i vetëm që ishte me të në tryezë, u shoqërua dhe u pyet nga grupi hetimor. Burime nga policia konfirmojnë për ABC News, se ai ka deklaruar gjithçka kishte parë dhe mënyrën se si mjeti “Renault” ku ndodheshin autorët, iu afrua lokalit. Të gjitha deklaratat e dëshmitarit okular po verifikohen nga policia, por për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të tjera detaje.

Bujar Çela u qëllua nga tre lloje armësh tip pistoletë dhe mori 21 plumba në trup.  Ai ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit në momentin që atentatorët e kanë qëlluar me 21 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa të shtënat nuk janë dëgjuar, pasi armët kanë qenë me silenciator.

Ka qenë ekspertiza e kryer që ka konfirmuar se trupin e 50-vjeçarit në pjesë të ndryshme e kanë përshkruar 21 plumba. Makina e autorëve, që dyshohet se kanë qenë më shumë se tre u gjet disa minuta më pas e braktisur dhe djegur në fshatin Murras buzë hekurudhës në Papër.

Bujar Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!