I shpëtoi policisë gjatë operacionit “Kulmi” për 3,5 ton drogë, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule08:39 - 4 Korrik, 2020

schedule 08:39 - 4 Korrik, 2020

Arrestohet në orët e para të mëngjesit të sotëm një shqiptar A. B., 36 vjeç i cili kishte mundur të shpëtonte gjatë operacionit ndërkombëtar të antidrogës Itali-Shqipëri i koduar si “Kulmi”.

Gjatë operacionit ”Kulmi”, i ekzekutuar më 30 qershor 2020, u arrestuan 37 persona shqiptarë e italianë në një operacion të përbashkët mes dy vendeve.

Shqiptari A.B i akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike kishte mundur të largohej nga banesa e tij në komunën Policoro në provincën e Materas e të fshihej në një rifuxho përgjatë argjinaturës së lumit Agri ndihmuar edhe nga bimësia e dendur.

LEXO edhe: Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, zbulohet “koka” e grupit kriminal nga Vlora

Gjatë operacionit të mëngjesit të sotëm janë vënë nën masë ndalimi me urdhër arrestimi shtëpiak dhe 2 shqiptarë të tjerë me incialet S.S 30 vjeç e S.D 23 vjeç, të akuzuar për favorizim personal pasi kishin ndihmuar shqiptarin e shpallur në kërkim A.B të fshihej duke e ndihmuar me ushqim e mjete financiare.

LEXO edhe: Operacioni antidroge Shqiperi-Itali, numri dy i Eurojust: Mes 37 të arrestuarve ka edhe zyrtarë shtetërorë

Shqiptari A.B 36 vjeç është nën dispozicion të Autoriteteve Gjyqësore Italiane në burgun e Materas, ndërsa 2 shqiptarët e tjerë janë nën urdhër arresti shtëpiak.

Operacioni Kulmi, i 30 qershorit 2020, shkatërroi një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar italo-shqiptarë, operacion i cili u mbështet edhe nga Interpol e Eurojust./abcnews.al