I shpëtoi jetën një vogëlushi, Hetemaj: Kam parë Baywatch, s’ishte e lehtë

schedule11:38 - 7 Qershor, 2020

schedule 11:38 - 7 Qershor, 2020

Mehmet Hetemaj, futbollisti dardan që ka mbron ngjyrat e Finlandës, është kthyer në hero, pasi i ka shpëtuar jetën një fëmije, i cili rrezikoi të mbytej në një liqen artificial. 32-vjeccari ndodhej aty së bashku më nënën e tij, kur një fëmijë ra prej dyshekut të plazhit në ujë.

Hetemaj ka rrëfyer ngjarjen: “Moti ishte i mirë dhe së bashku me nënën po bënim banje dielli. Ishim 10 metra larg ujit. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nëna ime e kapi djalin, por të dy përfunduan nën ujë. Hyra vetë në ujë dhe arrita te djali. Më pas e nxora mbi ujë.

Kam parë Baywatch dhe programe të ngjashme televizive dhe duket e lehtë. Me të vërtetë ishte e vështirë, edhe pse djali ishte më pak se 10 vjeç. Thjeshtë e ngrita në sipërfaqe me të dy duart dhe ia hapa këmbët.

Notova disa metra dhe teknika imë nuk ishte e duhura, pasi djali dukej shumë i rëndë. Shpesh unë shkoj dhe notoj me ekipin aty. Nuk do ishte diçka e keqe nëse do të bënim kurse për shpëtimin e njerëzve”.

Hetemaj luan në elitën e futbollit finlandez, me skuadrën e SJK. Prej pesë vitesh është pjesë e këtij ekipi, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur edhe në Greqi e Itali, me skuadra si Monza, Albinoleffe e Reggina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!