Ditën e djeshme janë ndarë çmimet e FIFA-s dhe një prej tyre ishte dhe ai i Fair Play. Duket e paksa e habitshme, por këtë çmim e fitoi një 17-vjeçar italian. Bëhet fjalë për Mattia Agnese, i cili është bërë protagonist në muajin janar.
Mbrojtësi që luan për Ospedalettin, një klub joprofesionist në rajonin e Ligurias, i shpëtoi jetën një prej kundërshtarëve të tij gjatë një ndeshjeje. Italianit iu dha çmimi në distancë duke respektuar rregullat e Covid-19 nga legjenda e Milanit, Ruud Gullit, i cili e cilësoi atë si heroin e të gjithëve.
? Congratulations Mattia Agnese on winning the FIFA Fair Play Award. While playing for Ospedaletti, the teenager admirably saved the life of an opponent who had lost consciousness following a clash of heads ?#TheBest #FIFAFootballAwards pic.twitter.com/iGAzEIfpDq
— FIFA.com (@FIFAcom) December 17, 2020
“Unë pashë se ai nuk po merrte frymë dhe menjëherë e vendosa në një pozicion të sigurt, teksa nxora gjuhën e tij për ta parandaluar atë nga mbytja. Më pas erdhi dhe ndihma e shpejtë dhe gjithçka shkoi mirë”, kujton Agneses. Një deklaratë për të pati dhe nga faqja zyrtare e FIFA-s, e cila pohon se ai tashmë është bërë një mik i ngushtë me lojtarin që i shpëtoi jetën.
“Fituesi i FIFA Fair Play, Mattia Agnese, është mbrojtësi i jetës. Është vetëm 17-vjeç, por u përfshi në një akt trimërie për një kundërshtar që humbi ndjenjat në fushë pas një përplasjeje. Agnese kishte mësuar për metodat falë videove në Youtube dhe tashmë ai është një mik shumë i mirë i lojtarit që u dëmtua”, shkruhet në deklaratë. /abcnews.al